Categories Lajme

Ky është stani në fshatin Vraniq që kishte strehuar qindra njerëz

Janë publikuar disa fotografi në rrjete sociale, të stanit të një qytetari nga Suhareka, i cili kishte strehuar refugjatë të shumtë gjatë luftës. Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit të ushtrisë së Serbisë, në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK’së e të tjerët ishin civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Gjatë luftës shumë qytetarë kanë dhënë kontributin e tyre në forma të ndryshme. I tillë është edhe Azem Luzha nga fshati Vraniq i komunës së Suharekës, i cili i shërbeu me bukë e ujë një numri të madh të refugjatëve.

Në stanin që ai e posedonte gjatë luftës, kishte marrë përsipër një numër të madh të njerëzve, ku edhe vendosi që të ju shërbejë.

Fotografitë e publikuara sot nga atje, shihet stani i cili qëndron ende në këmbë, pa marrë parasysh vitet që kanë kaluar.

I ndërtuar me tulla guri dhe me baltë, stani i Luzhës do të vazhdoi të jetë një nga faktet e luftës së fundit, ku shumë njerëz kishin ngrënë e pirë, duke i mbijetuar kështu kësaj lufte. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME