Nga rrezet e para deri pas perëndimit të diellit, çadrat edhe shezlongët e plazhit publik, janë plotë turistë e banorë!
Ky është viti i dytë që Bashkia Vlorë është stacionuar me plazhin falas, përpara shkollës së Marinës, prandaj pushuesit na gjejnë edhe më lehtë. Shumë shpejt, një tjetër pikë, me të njëjtat standarde, do të jetë edhe në plazhin e vjetër.



