Categories Lajme

Ky ishte dhëndri shqiptar që la nusen në kishë dhe shpëtoi 60-vjeçarin e sëmurë

Kjo histori ndodhi tre muaj më parë, në 18 maj 2019 në Matera. Quhet Sokol Berisha, mjeku shqiptar që ishte duke u martuar në momentin kur iu desh të linte nusen në altar dhe të merrte një defibrilator për të shpëtuar jetën e një 60 vjeçari, që ishte shembur pa ndjenja në tokë.

Sokol Berisha sa i kishte “Po”, të dashurës së vet atë ditë feste, kur jashtë pa një njeri të binte në tokë. Në atë moment nuk  ngurroi në asnjë moment: “Unë jam mjek”, tha. Dhe kështu ai shpëtoi jetën e një 60-vjeçari. Kjo ndodhi në Matera dhe protagionist i historisë është ky shqiptar i  Peruxhias, Sokol Berisha, mjek dhe bashkëthemelues i një shoqërie të madh italiane të mjekësisë së përgjithshme. Dhe është pikërisht kjo shoqëri që  në Facebook i ka thurur lavde, e bashkë me të, të gjitha mediat, mjekut në qytetin e gurtë

Doktori shpëtoi një jetë. Episodi ndodhi të shtunën e 18 majit 2019 rreth orës 12:30 jashtë kishës së San Francisko d’Assisi në Matera. Mjeku kishte vetëm disa minuta që ishte martuar me një vajzë  nga Matera.

Në qytet atë ditë mbahej takimi i 67-të kombëtar i “Bersaglieri”, një trupe speciale të këmbësorisë italiane dhe një ndër ata që i ndiqnin, u ndie i sëmurë. Doktori Berisha duke u ndodhur në vendin e ngjarjes, vendosi ta përdorë defibrilatorin për masazh kardiak dhe i shpëtoi jetën 60-vjeçarit./SYRI.NET

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME