Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës, pasi së fundmi përflitet se ndodhen në një krizë.

Përmes telefonit të erës, Graciano shprehet se e ka marrë malli dhe i kërkon falje për gjërat që kanë ndodhur mes tyre, ndërsa thekson se në BBVIP po lufton për fitoren e të dyve.

“Doja të thosha që më ka marrë malli shumë dhe as nuk do të qaj, edhe pse shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu nuk folëm ashtu siç flasim gjithmonë sepse nuk ta kam thënë përpara por këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist, kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë. Dua të them më fal që nuk isha korrekt, isha shumë i ftohtë në çdo lloj gjëje por e di shumë mirë që të dua pafund, të kam zemër, më ke ndryshuar jetën dhe po vdes nga malli e dashuria për ty.

Shpresoj që kjo eksperiencë t’ia vlej dhe po luftoj jo vetëm për veten, por edhe për ne, në qëllimin që duam të arrijmë. Nuk dua as të mërzitem dhe as të mendoj aq thellë sepse do të humb çdo gjë këtu, por të dua fort, më ka marrë malli shumë. E ndjej që je para televizorit duke më parë. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe me datë 25 të shihemi, këtë e dua shumë për të qenë tek krevati jonë, edhe siç neve dimë të bëjmë. Të përqafoj shumë, më fal për çdo gjë. Ma ke ndryshuar jetën, të dua, ika”, tha Graciano

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME