Categories Lajme

“Ky personazh merr 3-4 mijë vota në Shkodër, por u hoq nga lista”: Artan Hoxha zbulon të pathënat e koalicionit opozitar

Gazetari investigativ, Artan Hoxha foli në studion e “ABC” për emrat e kandidatëve për deputetë, dhe përfshirjen e botës së krimit në fushatat elektorale. Për gazetarin, nuk ka ndodhur një shkëputje e botës së krimit nga figurat politike, por nga ndodhur vetëm një shkëputje nga vëmendja e mediave.

“Këtë radhë bota e krimit nuk është shmangur nga presioni i amerikanëve, por janë siguruar rrugë të reja pa u shfaqur në ekrane dhe pa bërë zhurmë. Që tek listat e deputetëve është krijuar një kujdes. Nuk ka më personave që janë nga bota re krimit, por që mund të kenë lidhje familjare me botën e krimit”, tha gazetari.

I pyetur se sa kushton sot një kandidat, gazetari tha se kjo është në varësi të zonës ku edhe operon pasi sipas tij nuk ka një shifër standarde.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se sot zgjidhet një person që mund të jetë profesionist në fushën e tij, por që sërish është nën kontrollin e grupit kriminal.

“Deri në momentin që u shpallën koalicionet opozita në Shkodër kishte në listë një parti, ajo merr diku 3-4 mijë vota që nuk janë pak. Çuditërisht njeriu që flet gjithmonë në atë zonë apo për qytetarin digjital këtë radhë ka heshtur.

Është një parti që e ka qendrën në një nga lagjet e Shkodrës ku përmenden gjithmonë ngjarje. këtë radhë nuk foli fare. Pra personazhet nuk janë larguar nga fushata, janë aty. Na ana tjetër e njëjta gjë po përpiqej të bëhej me mazhorancën.

Orët e fundit shumë deputetë kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin se do t’i hapin rrugë të rinjve.  Por më rezulton se ka emra që janë larguar për shkak të presionit që është bërë. Të gjitha palët janë munduar të përfitojnë nga bota e krimit. Fakti që LSI çon ish shefin e shërbimit sekret në Durrës janë për mua lëvizje që vendosin shumë. Çfarëdo të ndodhë në Fier dihet tashmë. Çfarëdo të ndodhë në Shkodër , Lezhë Dibër apo Kukës dihet që favorizohet e djathta. Trysnia do të vijë nga periferia dhe do të përballet në qarqet kryesore”, tha më tej Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME