Categories Lajme

Ky qytet cilësohet si Baza e k*kainës në Shqipëri

Në studion e Top Talk, gazetari Artan Hoxha, si një ekspert i analizës së kriminalitetit në tërësi, vuri në dukje se Fieri, edhe pse një qytet që nuk shfaqet mediatikisht si problematik, është “baza” e kokainës në Shqipëri. “Çdo ngarkesë e madhe me kokainë që ka destinacion Shqipërinë, bazën e ka në Fier”, theksoi Hoxha.

Duke vijuar më tej, ai nënvizon se botës së krimit nuk i intereson të ekspozohet në media, duke evituar edhe përplasjet me armë, por kjo siç thotë Artan Hoxha nuk do të thotë se nuk do të ketë, apo s’ka vrasje. “Fieri ka marrëveshjen më të çuditshme të botës së Krimit. Paqja është se aty nuk e shohim ne, nuk e raportojnë mediat. Ti dëgjon lajmin që një kufomë u gjet në pyllin e Semanit dhe nuk ka vijim nga ai informacion. Dëgjon lajme që mbyllen aty për aty. Pra në Fier kujdesen shumë që të mos ekspozohen përballë mediave dhe vëmendjes së publikut”, u shpreh Artan Hoxha.

Sipas tij, Fieri, Tirana dhe Durrësi, janë kalatë e fundit ku funksiononte marrëveshja e krimit.

“Në marrëveshje hyjnë edhe segmente të caktuara të agjencisë të zbatimit të ligjit, përfshirë Polici, Prokurori, SHIK. Brenda Marrëveshjes, pra ti nuk më shqetëson dhe unë nuk të shqetësoj”, u shpreh Hoxha. Më herët Artan Hoxha foli edhe për shfrytëzimin e shpërqendrimit politik nga bota e krimit të organizuar.

“Përqendrimi i vëmendjes mediatike dhe opinionit publik te zhvillimet politike kanë mundësuar nga krahu tjetër që të ketë zhvillime të rëndësishme në atë që njihet si bota e errët e krimit, e cila i shfrytëzon më së miri, sidomos këto momente”, u shpreh Hoxha, duke treguar se mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë krimit të organizuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ndërsa në vend media është përqendruar më shumë tek politika”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME