Categories Lajme

La bombën te vazo me lule dhe iku, kjo është gruaja që dyshohet si autore e sulmit terrorist në Stamboll

Gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi në një rrugë të frekuentuar këmbësore në qendër të Stambollit, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Presidenti Erdogan e përshkroi shpërthimin e së dielës si një sulm dhe u zotua të identifikojë ata që janë përgjegjës për të. Ai tha se kombi turk nuk do të përkulet para terrorizmit.

“Të plagosurit tanë u transferuan me shpejtësi në spitalet përreth. Njësitët përkatëse të shtetit tonë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar autorët e këtij sulmi dhe vendet e grumbullimit. Përpjekjet për të marrë nën kontroll Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit janë ende, por nuk do t’ia arrijnë këti qëllimi. Kombi ynë le të ndjehet i sigurt sepse të gjitha elementet para dhe prapa incidentit në rrugën Istikbal do të zbulohen dhe autorët do të dënohen ashtu siç e meritojnë”,tha ai, raporton Anadolu.

Kurse sa i përket numrit të viktimave, Erdogan tha se numrin e fundit të cilin kanë marrë nga të dhënat është gjashtë të vdekur, katër prej tyre në vendngjarje ndërsa dy të tjerë në spitale.

“Numri i të plagosurve është 53. Shifra të tjera mund të vijnë, por kjo është shifra që kemi marrë nga guvernatori ynë”,shtoi ai.

I pyetur nëse ky sulm ka lidhje me sulmet terroriste, Erdogan tha se mund të jetë gabim por mendon se ky sigurisht se ishte sulm terrorist.

“Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhdojnë”, shtoi ai.

Jo zyrtarisht, mediat turke po publikojnë dhe një fotografi te një gruaje që po dyshohet se la një çantë në vendin ku ndodhi shpërthimi. Poshtë është fotografia e parë e gruas që dyshohet se vendosi pakon me bombë në buzë të vazos së luleve para shpërthimit.

La bombën te vazo me lule dhe iku, kjo është gruaja që

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME