Categories Showbiz

La pas 250 milionë dollarë të mbledhura gjatë jetës së saj, ja kush do ta trashëgojë pasurinë e Tina Turner

Këngëtarja e njohur Tina Turner, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë në moshën 83-vjeçare ka lënë pas një pasuri prej 250 milionë dollarë.

Ylli i Rock ‘n’ Roll-it e lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të mëdha të rock-ut, e njohur për performancat e saj të egra dhe energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm.Tina Turner ka grumbulluar një pasuri të madhe gjatë karrierës së saj, e cila vlerësohet në rreth 250 milionë dollarë dhe në këto momente pyetja që çdokujt mund t’i lindë është se kush do të trashëgojë pasurinë  e saj.

Kjo çështje duket se është zgjidhur prej kohësh nga këngëtarja, e cila disa vite para vdekjes i ka kaluar shumicën e pasurisë bashkëshortit të saj Erwin Bach.Këngëtarja ishte e martuar me regjisorin dhe producentin gjerman prej 10 vitesh. Ata u martuan në vitin 2013 pas më shumë se 26 vitesh lidhje.

Megjithatë, vetëm tre javë pas dasmës, Tina pësoi një sulm në tru dhe Erwini i shpëtoi jetën duke dhuruar veshkën e tij

Kush ishte Tina Turner?

Tina Turner, lindur në Tenese më 26 nëntor 1939 ,filloi të performonte me grupin Kings of Rhythm të Ike Turner si adoleshente.Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh.

E quajtur Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj të egra dhe energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm. Ajo fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame në 2021 si një artiste solo, pasi u fut për herë të parë së bashku me Ike në 1991.Ajo u shqua si një nga këngëtaret mbështetëse të grupit të bashkëshortit të saj The Kings of Rhythm. Së shpejti ajo shkoi në krye të grupit dhe çifti shijoi suksesin komercial me Fool in Love dhe It’s Gonna Ëork Out Fine, të cilat u renditën në listat amerikane në fillim të viteve ’60.Yjet më të rinj që kanë ndjerë ndikimin e saj përfshijnë Beyonce, Janet Jackson, Janelle Monae dhe Rihanna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME