Categories Lajme

La PD jashtë zgjedhjeve, flet Celibashi: Partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por jo në kurriz të shkeljes së ligjit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur për gazetarët pas vendimit për të rrëzuar kërkesën e grupimit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje.

Celibashi u shpreh se e kupton shumë mirë faktin se partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjeës në zgjedhje, por jo në kurriz të shkeljes së dispozitave ligjore.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara dhe sa e kanë shkelur syrin të tjerët që kanë qenë në këtë detyrë. Ky rast nuk lë vend për interpretim. Qëndron edhe ajo që ju thatë që ka pasur të gjithë vullnetin dhe e kam kuptuar shumë mirë rëndësinë e kësaj çështje.

E kuptoj shumë mirë faktin që partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por jo me çdo çmim sidomos në kurriz të shkeljes së ligjit. Që të kuptoni sa e rëndësishme është kjo po jap një të dhënë. Të gjithë kryetarët e partive politike që janë regjistruar deri tani, deklarata është nënshkruar nga kryetari i partisë, edhe në ato raste kur kryetari ka autorizuar persona të tretë për të paraqitur dokumentacionin për regjistri.Ky dokument mund të nënshkruhet edhe nga një person i autorizuar. Zgjedhja ime si komisioner ka ardhur si rezultat i dakordësisë i partisë që qeveris, opozitës, pra PD dhe LSI në atë kohë. Nëse nuk do ishte ky konsesus nuk do kisha ardhur në këtë detyrë”, deklaroi Celibashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME