Categories Lajme

La Sapienza nderon Ilaria Sulën, salla e universitetit më të madh në Romë merr emrin e studentes shqiptare

Ilaria Sula mbeti e vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili e goditi tre herë me thikë në shtëpinë e tij, kjo pasi 22-vjeçarja shqiptare i kërkoi që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Universiteti më i madh i Romës, La sapienza, në të cilin Ilaria studionte për shkenca statistikore, ka zgjedhur të nderojë studenten shqiptare, e cila mbeti viktimë e femicidit në Itali.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e Ilaria Sulës.

“Hapësirat e reja të studimit brenda Godinës së Teatrit të Ri Universitar i janë kushtuar Ilaria Sulës. Me rastin e 722-vjetorit të themelimit të Studium Urbis, sot janë inauguruar tre hapësira të reja me gjithsej 260 vende të reja studimi për komunitetin studentor:

Biblioteka e re e bashkuar e Jurisprudencës, Salla Montessori në Godinën e Mineralogjisë dhe Hapësirat e studimit Ilaria Sula, në të cilat një pllakë përkujtimore kujton: ‘Ilaria, studente e Sapienza-s, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të feminicidit, të cilave u është ndërprerë mundësia për të shkruar të ardhmen e tyre’”, shkruhej në postimin e universitetit.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin dhe prindërit e vëllai i Ilarias, të cilët prej ditësh vajtojnë humbjen e vajzës së tyre.

Ilaria u vra më 26 mars nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili pasi e goditi tre herë me thikë, trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Prej ditësh ajo rezultoi e humbur, deri në momentin kur 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet tregoi të vërtetën në polici.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME