Categories Lajme

U arratis nga burgu i Shënkollit, kapet pas dy muajsh 49-vjeçari

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Astirit, në kryeqytet, Daut Laze. 49-vjeçari është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore.

Daut Laze u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, më datë 4 shkurt të këtij viti.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë”, thuhet në njoftim.

Pas arratisjes së 49-vjeçarit, i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, policia kreu kontrolle të shumta tek të afërmit e tij, objekte kulti, apo edhe në banesa e ambiente të braktisura, ndërsa në këmbim të çdo informacioni që në ditën e parë të arratisjes u vendos një shpërblim prej 10 mijë eurosh.

Nga ekspertiza bënë në burg hetuesit, rezultoi se Daut Laze ishte larguar i qetë dhe i vetëm nga qelia, rreth orës 03:44 minuta të datës 4 shkurt. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë së burgut, u vërejt se 49-vjeçari kishte hasur vështirësi vetëm në momentin e kapërcimit të murit rrethues të institucionit, ndërsa e gjithë arratisja, sipas burimeve, nuk zgjati më shumë se 30 minuta.

Pas arratisjes së Lazes, u arrestuan tre punonjës të burgut të Shënkollit, për shpërdorim detyre, të cilët u lanë më pas me masa të buta sigurie nga gjykata.

Gjatë deklarimeve, punonjësit e burgut të Shënkollit kanë pohuar se gjatë kohës që kanë kaluar përballë dhomës ku Laze qëndronte i shtruar kanë kujtuar se ai ndodhej në gjumë në qeli.

49-vjeçari ishte arrestuar për dhunë në familje, por vitin e kaluar Gjykata e Tiranës kishte caktuar mjekim të detyrueshëm për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME