Categories Lajme

La shtatzanë shtetasen me aftësi të kufizuara dhe u zhduk, detaje të reja nga arrestimi i kryeinfermierit 42 vjeçar në Memaliaj

Detaje të tjera janë zbardhur nga arrestimi i 42 vjeçarit D.K i cili ishte shpallur në kërkim nga policia në Tepelenë. Shtetasi D.K akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Sipas detajeve personi i cili dyshohet te jete si përdhunuesi ishte kryeinfermier në njesine Buzë. 32 vjecarja me aftesi te kufizuara , nuk flet dhe as nuk dëgjon. Dyshohet se përpara nje viti shtetasi D.K e ka lënë shtazene. Fëmija pasi ka lindur është lënë në jetimore. Në ate kohe është arrestuar një person i cili ka bere rreth nje vit burg por me pas ka marr pafajesine, sot eshte ndaluar 42 vjecari.

Pas kryerjes së analizave të ADN, rezultoi që 42 vjeçari ishte në fakt babai i fëmijës së shtetases me aftësi të kufizuara.

Njoftimi i Plotë nga policia për arrestimin e 42 vjeçarit:

Tepelenë , Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., 42 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi, sepse nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 32 vjeçe, me aftësi të kufizuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME