Categories Showbiz

La Zelandën e Re pas disa vitesh, këngëtarja Vesa Luma tregon arsyen pse u kthye në Shqipëri

Zelanda e Re është ndër vendet më të largëta me Shqipërinë që kërkon më shumë se 30 orë me avion, por për shumë vite u bë shtëpia e dytë për familjen e Big Bastës dhe Vesa Lumës. Të dy artistët dhe djali i tyre 7-vjeçar Lian e gjetën veten dhe u përshtatën në atë vend pa e parashikuar dot sa i gjatë do të ishte ky rrugëtim.

Por gjithsesi, “arratisë” i erdhi fundi. Çifti, prej disa javësh janë rikthyer në Tiranë me biletë njëdrejtimëshe. Kanë vendosur të kthehen dhe të vijojnë jetën e tyre mes Tiranës dhe Kosovës, si edhe shumë vite më parë.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, Vesa Luma rrëfeu për jetën më shumë se 6-vjeccare në Zelandën e Re, benefitet që ofron ai vend, por edhe për arsyen pse ajo dhe Big Basta morën vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri: “Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di. Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin “jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë”. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja …” –tregon Vesa.

Më tej, këngëtarja shton se para se të merrnin një vendim, u përpoqën të mendojnë për të mirën e përbashkët të familjes, por sidomos për Lianin, i cili tashmë është shumë i lumtur dhe ka nisur shkollën: “Kur i vumë në peshore, thamë që duhet t’ia lejojmë edhe djalit të rritet me gjyshërit, të përjetojë edhe kënaqësinë e të qenit fëmijë bashkë me gjyshërit, me kushërinjtë, me shoqëri të re, me fjalë shqip më shumë dhe ja ku jemi”.

Ishte Krusha vendi i zgjedhur nga Vesa Luma. Të gjithë e njohin historinë e grave të Krushës, pasi humbën bashkëshortët e tyre dhe çdo të afërm të gjinisë mashkullore, mbetën vetëm. Ishte një moment kur u duhej të merrnin frenat e jetës në dorë, të punonin dhe të mbanin familjet e tyre: “Nuk kishte më mirë sesa të rikthehesha aty…. “, – tha Vesa pa e fshehur emocionin e pritjes së zjarrtë të publikut në koncertin e parë pas rikthimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME