Categories Lajme

Laboratori i drogës në Has, gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar

Mësohet se turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has, Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare, bën të ditur BalkanWeb.

Mësohet gjithashtu se në banesën fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.

49-vjeçari Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim bashkë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 35-vjeç. Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata janë pritur nga Admir Hoxha (biznesmeni që akuzohet se ngriti laboratorin( në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me shtetasin kosovar, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë kishin sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.

SI U ZBULUA LABORATORI I HEROINËS

Laboratori i heroinës u zbulua në Brenog të Hasit në kuadër të operacionit “VolVo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale, me 27 të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 17 persona, 4 prej tyre vetëm për laboratorin.

Ideatori i ndërtimit të një objekti të tillë për përpunimin, jo vetëm të heroinës, por edhe të kokainës, është një biznesmen nga Tirana, pronar i hotelit “Ador Resort”, në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat e siguruara nga dosja e Prokurorisë, biznesmeni Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpunim me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku.

Admir Hoxha ka mbajtur kontakte me shtetasit H. Hoxha dhe Saimir Gjepali nga Shijaku, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata, që dyshohet se ishin punonjës./BW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME