Categories Lajme

Laboratori i kokainës në banesën e ish-kreut të komunës Frakull në Fier, arrestohet edhe Viktor Çervanaku

Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK-un dhe policinë malazeze arrestoi sot 15 persona, mes tyre ish-kryetarin e komunës Frakull, Viktor Çervanakun. Ky i fundit raportohet të jetë në një rol drejtues në Bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për një ngarkesë rreth 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokainë, që ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri.

Dyshohet se droga ka ardhur në portin e Tivarit të Malit të Zi nga Kolumbia.

Katër shqiptarë u arrestuan në Tiranë për këtë sasi kokaine.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeplaku i fshatit Frakull i Madh. Sipas tij, në banesën e Viktor Çervanakut u gjetën 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se ishte fshehur kokaina.

“Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, tha kryeplaku për mediat.

Katër shqiptarët u arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 cifte.

Çfarë mësohet deri tani nga mediat është se droga që kishte mbërrirë në Tivar në korrik është tranportuar më pas në Fier. Aty dyshohet se përpunohej në një laborator droge.

Raportohet se edhe pse DEA kishte interceptuar ngarkesën, nuk kishte ndërhyrë për arrestime deri sa të zbulohej porositësi. Kjo mbetet për t’u verifikuar. Katër shqiptarët, përfshi Çervanakun, janë mbajtur nën përgjim që prej muajit korrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME