Categories Lajme

Lala jep detaje për laboratorin e kokainës në Fier: I përfshirë ish kreu i komunës Frakull! Abilekaj: Punon në Bashkinë e Tiranës

Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar operacionin e orëve të fundit ku u sekuestrua kokainë e përzierë me pleh kimik në një laborator drogë në Fier.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se operacioni ishte me mbikqyrjen e DEA-s dhe se personi i përfshirë është Viktor Cervenaku, ish kryetar i komunës Frakull.

Gazetari Enton Abilekaj, shtoi se Cerveniku punon edhe për Bashkinë e Tiranës dhe se droga shkonte në banesën e tij me kamion të ushtrisë!

Pjesë nga biseda: 

Klodiana Lala: Është aksion i policisë shqiptare dhe malazeze me mbikqyrjen e DEA. Ka patur sinjalizim për një sasi drogë që do të vinte me pleh kimit. Viktor Cervenaku, ish kryetari i komunës Frakull, e kishte porositur në Kolumbi. Ka ardhur në Portin e Tivarit në Mal të Zi, pastaj në Fier. Ka qenë dorëzim i kontrolluar, policia ka patur informacion por nuk ka ndërhyrë deri në pikën fundore. Viktor Cervenaku kishte përshtatur shtëpinë e tij si laborator. Ky është rasti i parë që kapet sasi droge e përzierë me plehun kimikë. Nuk dihet sasia përfundimtare e kapur.  Personi i arrestuar punon në një institucion shtetëror.

Enton Abilekaj: Në Bashkinë e Tiranës punon, thuaje. Dhe më e bukura droga shkonte në shtëpinë e tij me kamion të ushtrisë!

Neritan Sejamini: Ish kryetarii Frakullës, është drejtor në Tiranë?

Arjan Çani: Konfirmohet teza ime. Në Shqipëri bëhet requiem varfërisë. Mjafton të shohësh këtë rastin dhe them, kjo dhe shumë të tjera tregojnë që në këtë vend, pavarësisht se rroga minimale është 200-300 mijë lek, ngaqë bubrrojnë me trafiqë, rroga mbërrin deri në 1 milionë në muaj. Kjo është arsyeja që njerëzit durojnë padrejtësinë.

Neritan Sejamini: Këtë ne kemi folur. Droga është burim i madh i parasë që hyn në ekonomi. Paratë që hyjnë, duke u futur në bizneset e atyre që kontrollojnë krimin, arrin të prodhojë rroga të vogla për shumë shqiptarë. Atje në fshat, po të marrësh 30 mijë lek të reja…

Enton Abilekaj: Të punësuarit në shtet po përfshihen në krim dhe merren me drogë. Kemi të bëjmë me kriminalizimin e një shteti. E ka futur Shqipërinë në hartë e drogave të forta. Janë kriminalizuar të rinjtë, ka fëmijë që shpërndajnë drogë, e dini këtë? TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME