Categories Lajme

Laç, pallati do t’i shembet, banorët i vënë zjarrin orendive

Banorët e këtij apartamenti në një prej pallateve për tu shembur në Laç i kanë vënë zjarrin orendive në mes të shtëpisë. E kanë bërë për të djegur orenditë apo veshjet që nuk do ti marrin për të vijuar jetën pas tërmetit, por një veprim jo fort i menduar që mund të sillte pasoja në këtë objektet të dëmtuar. Të tjerë banorë, pavarësisht rrezikut se ndërhyrjet mund të shkaktojnë pasoja vijojnë çmontimin e gjithçkaje që munden. Edhe pronarët e bizneseve në katet e para bëjnë të njëjtën gjë. Por ndërsa familjet kanë marrë premtimin se shtëpitë do tu rindërtohen, pronarët e bizneseve thonë se atyre nuk u kanë thënë asgjë. “Siguracionet dhe tatimet i kemi paguar, nga ky moment nuk e dimë ku do shkojmë” Ndërkohë banorët shumë pallateve të dëmtuara që ende nuk kanë një vlerësim zyrtar vijojnë prej dy javësh të flenë jashtë Në këtë pallat 5 katësh në lagjen numër 2 të Lacit, thonë se askush nuk u ka shkuar për ti parë. “Plasaritjet i kemi parë vetë, por na jepni një farë sigurie, të hyjmë apo mos hyjmë” Në Bashkinë Kurbin thonë se në terren janë 13 grupe verifikimi, ndërsa banorët vijojnë në ankohen për vonesat në certifikimin e banesave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME