Categories Lajme

Laguna e Nartës, sërish në rrezik nga rikthimi i gjuetisë së paligjshme

Në Lagunën e Nartës po dëshmohet një masakër mjedisore. Ka persona që ushtrojnë gjueti të paligjshme në brendësi të zonës së mbrojtur. Situata ka krijuar shqetësim tek specialistët e zonave të mbrojtura të cilët e kanë territorin në monitorim të vazhdueshëm.

Ndërsa policia pritet të nisë hetimin për identifikimin e autorëve, Florian Rustemaj, nga Administrata e Zonave te Mbrojtura thotë se rast pas rasti bëhet koordinimi me policinë e shtetit për të shmangur dëmtimin e popullsisë së shpendëve në zonë.

“Nuk përjashtohet mundësia e gjuetisë, ka njerëz të papërgjegjshëm që shkojnë dhe gjuajnë në lagunë. Ne jemi gjithmonë në bashkëpunim me policinë e shtetit, jo vetëm me gjuetinë, por për gjithë aktivitetet e paligjshme”, thotë Rustemaj për A2.

Veçanërisht dy vitet e fundit efektet e moratoriumit të hyrë në fuqi në vitin 2016- të, janë ndjerë në lagunë e Nartës, me rikthimin e flamingove dhe pelikanit kaçurrel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME