Pedagogu Denis Himçi, i cili u kap duke i kërkuar favore seksuale një studenteje, në këmbim të marrjes së provime të prapambetura, është ndier keq edhe është tranportuar për në spital.
Sipas informacioneve paraprake Himçi është ndier keq mbrëmjen e djeshme.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Himçi është pezulluar nga detyra nga Rektorati i Universitetit të Elbasanit, ndërkohë që është në pritje të masës së sigurisë nga gjykata ku duhet të përgjigjet për ‘Shpërdorim detyre’.