Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Arrestohen 8 persona për pak orë, zbardhen detajet e rënda të operacionit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e N.a.rkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me repartin e posaçëm “Shqiponjat”, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e n.arkotikëve” shtetasi D. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë në zonën e Liqenit Artificial iu gjet një sasi e dyshuar lëndë n.arkotike.

Nga specialistët për hetimin e k.rimit në Komisariatin e Policisë N. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dh.una në familje”, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dh.unë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për hetimin e k.rimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “V.jedhja” shtetasi D. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e këtij Komisariati me sende duralumini të v.jedhura në një bar kafe.

Nga specialistët për hetimin e k.rimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dh.una në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik me dh.unë” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: A. H., 41 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi N. H. ka ushtruar dh.unë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe në momentin e shoqërimit të tyre për në komisariat, të dy këta shtetas kanë kundërshtuar me dh.unë punonjësit e Policisë duke i dëmtuar njërën nga kamerat e trupit dhe një aparat celular.

Nga specialistët për hetimin e k.rimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dh.una në familje” shtetasi R. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e motrës së tyre ka ushtruar dh.unë fizike ndaj vëllait.

Nga specialistët për hetimin e k.rimit në Komisariatin e Policisë Vorë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “V.jedhja” mbetur në tentativë, shtetasi L. H., 36 vjeç banues në fshatin Shargë, Vorë, pasi ka tentuar të v.jedhë banesën e një shtetasi në Vorë, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të këtij Komisariati nuk ka mundur dot.

Nga specialistët për hetimin e k.rimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë u ndalua për veprën penale “V.jedhja” shtetasi A. (E.) .G., 33 vjeç banues në Elbasan, me precedentë të mëparshëm për v.jedhje, pasi në lagjen nr. 2 Kavajë i ka v.jedhur me forcë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas është larguar me automjetin e tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME