Categories Lajme

Lajm i fundit/ Arti në zi, shuhet këngëtarja e madhe

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, Jessye Norman, ylli i çmimeve Grammy në opera.

Sopranoja më e famshme amerikane e shekullit të 20 ndahet nga jeta në moshën 74-vjecare.

BBC raporton se Jessye Norman ishte një nga këngëtaret e rralla me ngjyrë që fitoi famë në botën e operas.

Ajo u vendos në Europë në vitin 1970, dhe u shfaq në Metropolitan Opera në New York në vitin 1983.

Familja e saj tregon se Norman vdiq në një spital në New York pas një shoku septik dhe komplikacion të organeve si pasojë e një ndërhyrjeje të bërë në palcën kurrizore në vitin 2015.

E lindur në 15 Shtator 1945, Norman u rrit në një familje me artistë amatorë dhe këndonte në kishë që nga mosha 4-vjeçare. Ajo fitoi të drejtën për të studiuar muzikë në një nga kolegjet më të mira në Harward University në Washington DC, e më pas shkoi në universitetin e Miçiganit.

“Nuk mbaj mend një moment në jetën time që nuk kam kënduar”, tha ajo në intervistën e saj të fundit për NPR, në vitin 2014.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME