Categories Lajme

Ndihmoi supermashtruesin turk për t’u fshehur në Shqipëri, Haxhiu mund të mos qëndrojë asnjë ditë pas hekurave

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin shqiptar Edevaldo Haxhiu që dyshohet se ndihmoi dhe mbështeti të arratisurin Faruk Fatih Özer, themeluesin e kompanisë, i cili kërkohej shkëmbimin e parave kripto Thodex.

Seanca ndaj Haxhiut, ku do të vendoset masa e sigurisë është duke u zhvilluar paraditen e kësaj të shtune pranë Gjykatës së Tiranës. Ai akuzohet se ka ndihmuar që të fshihet në Shqipëri një prej mashtruesve më të mëdhenj në historinë e Turqisë, i cili ende nuk është vënë në p ranga.

36-vjeçari akuzohet për përkrahje të autorit të k rimit. Gjatë marrjes së pyetje, ai i pohoi hetuesve se nuk ka asnjë dijeni se ku mund të ndodhet Faruk Özer, dhe i ka ofruar ndihmë vetëm se ia ka kërkuar një miku i tij turk, duke qenë se flet dhe turqisht.

Për shkak se ditën që Özer vinte në Shqipëri, Edevaldo Haxhiu ndodhej në një festë familjare, i kishte kërkuar të njohurit të tij, Altjan Canajt që ta shoqëronte nga Rinasi deri në një hotel në Tiranë.

Teksa agjentët e policisë i kanë kërkuar që të tregonte se kush ishte ky miku i tij, Edevaldo Haxhiu ka thënë se “nuk i kujtohej emri”. Pak muaj më parë, policia shoqëroi për të marrë në pyetje edhe Canajt, ndërsa tashmë po h etohet në gjendje të lirë.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke ardhur në Shqipëri në 18 prill duke mbyllur gjithashtu shërbimet e kompanisë së tij “Thodex”, në të cilën kishin investuar më shumë se 350 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre, turq.

Dëmi i shkaktuar ndaj tyre është 2 miliard dollarë, ndërsa një pjesë të parave ai i mban me vete në një server të posaçëm, ku mendohet se ndodhen 108 milionë dollarë në kriptomonedha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME