Një person është v.rarë me ar.më zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në zonën e quajtur “Plazhi i Vjetër”.
Bëjmë me dije se Identiteti i viktimës është shtetasi Stavro Mino 56 vjec, nga raportimet deri me tani mësojme se pas një konflikti fizik ngjarja ka degjeneruar në këto permasa ku viktima është qëlluar me sende të forta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Lajm në përditësim…Njoftimi i Policisë: Vlorë Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja. Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 56 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.



