Një 54-vjeçar ka përfunduar mëngjesin e sotëm në prangat e policisë, pasi po tentonte të kalonte nga kufiri në mënyrë të paligjshme disa refugjatë. Sipas policisë E.J. 54 vjeç, banues në Sauk, Tiranë, u kap në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjetin e tij tre emigrantë të huaj në drejtim të Shkodrës kundrejt fitimit, destinacioni final i të cilëve ishin vendet e BE-së. Operacioni sipas policisë u finalizua pas informacioneve në rrugë operative.
Categories
Lajme
