Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Policia shkon të parandalojë tra.gjedinë mes tre adoleshentëve në konflikt, por gjejnë në banesë…

Reagimi në kohë i policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikiti mes tre adoleshentëve. Policia e Lushnjës mori informacion se në fshatin Dushk kishte ndodhur një konflikt fizik mes tre adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se midis shtetasit A.M., 16 vjeç dhe shtetasve E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç, kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta. Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M. Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.

Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krëhër dhe 9 fishekë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit A.M dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasve E.N dhe F.R.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME