Categories Lajme

Lajm i fundit, rritet numri…

Rritet numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në vend. Sipas INSTAT, vetëm për vitin 2018 numërohen 65 mijë ndërhyrje kirurgjikale duke pësuar një rritje më 13 % krahasuar me një vit më parë. Sipas bluzave të bardha, shkaku kryesor mbetet  rritja e sëmundshmërisë në popullsinë shqiptare.

“Vitet e fundit ne kemi vënë re një shtim të rasteve të pacientëve që i ndeshim në praktikën tonë të përditshme. Një nga shkaqet kryesore është fakti që njerëzit mund të kenë shumë sëmundje shoqëruese, kemi edhe shumë faktorë të tjerë, siç është faktori stresant, kequshqyerje apo një jetë sedentare dhe me vese, siç janë alkooli dhe duhani, që çojnë në rritje të rasteve të pacientëve që kryejnë ekzaminime invazive apo ndërhyrje kardiokirurgjikale”, thotë kardiologia Manjola Liko në intervistë për klan.

Burim nga Qendra Spitalore Universitare bëjnë me dije se numrin më të lartë të ndërhyrje e kanë ato për zorrën e trashë, e ndjekur nga ndërhyrjet kardiokirurgjikale dhe më pas ato onkologjike. Referuar të dhënave të INSTAT, në vitin 2018 ka pasur rreth  8 milionë vizita te bluzat e bardha, nga të cilat 279 mijë pacientë janë shtruar në spitale publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME