Nje tjeter person ka humbur jeten ne Tiranë kete te enjte. Dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
