Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Sërish rekord i zi,10 në Vlorë, 321 raste 24 orët e fundit, 9 pacientë kanë ndërruar jetë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 9 pacientë kanë ndërruar jetën gjatë 24 orëve të fundit: një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, 67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po gjatë këtyre orëve,  kanë rezultuar pozitivë 321 persona, janë shëruar 121 pacientë ndërsa të shtruar në tre spitalet Covid janë 328 persona. Vihet re rritje e shifrave pasi një ditë më parë po trajtoheshin në spitale 239 pacientë.

Njoftimi i plotë: Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, 67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1446 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 321 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020) Raste të reja ditore  321, Të shëruar ne 24 orë 121, Të shtruar në spitale  328, Humbje jete në 24 orë  9, Testime ditore 1446, Testime totale 126,692, Raste pozitive 21,523, Raste të shëruara 11,367, Raste Aktive 9,629, Humbje jete 527.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4896, Durrës  879, Fier 731, Korçë 595, Shkodër 539, Lezhë 434, Elbasan 431, Vlorë 397, Berat 287, Kukës 200, Gjirokastër 144,Dibër 96.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME