Categories Lajme

Lajm i keq për mbështetësit shqiptarë të Bregovicit, ai kishte mbajtur koncert kundër bombardimeve të NATO

Bashkia e Korçës ka vendosur që për Festën e Birrës ta ftojë në Shqipëri këngëtarin serb, Goran Bregovic, duke kërkuar – menjëherë pas kritikave të para – që muzika e tij të mos përzihej me politikë. Duke e përzirë fort muzikën e tij në politikën gjenocidiale të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, këngëtari serb më 1999 kishte organizuar një koncert demonstrues kundër bombardimeve të NATO’s mbi Serbinë, e cila po kryente krime makabre në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Video nga koncerti i mbajtur në Selanik të Greqisë më 1999 ekzistojnë ende si dëshmi që Bregoviq qe rreshtuar hapur krah atyre që po kryenin krime të paimagjinueshme në Kosovë, siç kishin bërë paraprakisht në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë. Ndërsa s’kishte reaguar asnjëherë ndaj krimeve serbe, reagimin ushtarak të NATO’s, Goran Bregoviq e kishte kundërshtuar me muzikën e tij.

Atë kohë, regjimi i Millosheviqit dhe politika e tij e përgjakshme kishte arritur kulmin. Bregoviq u ishte bashkuar mijëra grekëve e emigrantëve serbë që me flamuj të Serbisë e Greqisë protestonin kundër ndërhyrjes së NATO’s në këtë luftë. Koncerti ishte transmetuar edhe në mediat serbe. Bregoviqit qysh atëherë i kishte dalë në pah pozicionimi politik krah interesave serbe në Ballkan. Muzika e tij ishte bërë si kolonë zanore e gjithë atij gjenocidi të kryer nga Serbia në luftërat e viteve ’90.

Për shkak të pjesëmarrjes së Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë, këtë ngjarje e kanë bojkotuar këngëtarë nga Kosova, duke kërkuar të anulohet pjesëmarrja e tij. Pjesëmarrjen e Bregoviqit e kanë kundërshtuar zëshëm edhe disa artistë nga Shqipëria. Madje, ka nga ta që kanë paralajmëruar se do ta parandalojnë edhe fizikisht performancën e tij në Korçë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME