Categories Lajme

Lajm i mirë! SHBA duhet të japim fjalën e fundit

Shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni kanë njoftuar se kanë zbuluar një antitrup që bllokon komplet koronavirusin dhe e kanë quajtur atë “kura”. ‘Sorrento Therapeutics’, me bazë në San Diego në SHBA ka deklaruar se antitrupi STI-1499 ndalon 100% koronavirusin që të hyjë në qelizat e shëndetshme njerëzore. ‘Daily Mail’ shkruan se ‘Ky është një nga disa antitrupat që Sorrento Therapeutics po zhvillon bashkë me shkollën e Mjekësisë “Mt.Sinai” në Nju Jork. Ilaçi i Sorrento, i quajtur STI-1499 është një numër antitrupash – qeliza imune që neutralizojnë patogjenin Covid.

Një koktej antitrupash mund të veprojë si një ‘mburojë mbrojtëse’ për qelizat njerëzore, duke parandaluar hyrjen e virusit që shkakton COVID-19, SARS-CoV-2. Ai bllokon virusin nga porta kryesore e tij, një receptor në sipërfaqen e qelizave njerëzore, receptori ACE2. Në një deklaratë për shtyp, Kompania ka bërë me dije se mund se mund të krijojë 200 mijë doza antitrupash në muaj, periudhë kjo që mund ta bëjë ilaçin të mundshëm shumë më shpejt sesa të pritet për një vaksinë.

Kompania e ka paraqitur ‘kurën’ për miratim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër. Sorrento ka deklaruar se është duke kontaktuar partnerë të mundshëm prodhues dhe duke kërkuar nga qeveria e SHBA-së për mbështetje financiare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME