Categories Lajme

Peshkopi/ Adoleshentja kërkon dëshpërimisht ndihmë: Po vuaj fizikisht çdo moment. Nuk mund të…

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Peshkopi. Shkuam mes maleve të dëgjonim historinë e 17 vjeçares Marie Hasa. Vajza ka probleme në shtyllën kurriozore. Kur moti prishet pak ajo ka dhimbje në gjymtyrë e nuk i lëviz dot. “Është e vështirë për prindërit, për vëllezërit. Ata ndihen keq për mua. Nuk kisha rrugë tjetër iu drejtova emisionit tuaj. Babi im ka punuar më parë berber u sëmur me artrit nuk punon dot. Mami vuan nga diabeti dhe nga zemra, është me tension. Jetoj në një shtëpi më qira me prindërit në Peshkopi”-thotë Maria.

Që në moshën 8 vjeçare, Maries i është shfaqur sëmundja, prindërit menduan se do të kalonte por nuk kaloi, ajo vazhdonte të përkeqësohej. 17 vjeçarja ka përdorur korsenë dy vjet por nuk pati asnjë përmirësim të dukshëm. E vetmja zgjidhje që i mbetur është operacioni.

“Doktori më tha se me kalimin e kohës do përkeqësohet puna më keq, do të deformohet trupi dhe mund të humbasësh shikimin më tha”- thotë vajza. Shkollën e kam lënë sepse ndihej e vetmuar, shoqet nuk e afronin. Kështu që familja e Maries iku nga fshati Luz në Dibër për tu vendosur në Peshkopi. “Nuk mund të ndiqja shkollën vitin e kaluar, mbaja korse, më shikonin shoqet dhe ndihesha në siklet. Për shkak të sëmundjes nuk qëndroj dot gjatë në këmbë ose ulur. Dua të rri veç shtrirë. Nuk ndihem rehat, nuk bëj dot lëvizje të tepërta”- thotë Maria.

“Vajza u ankohet motrave të saj ato nuk më tregojnë. I kemi gjithë shpresat tek Zoti, unë jap jetën time për të. Unë çaj tokën për të”,-thotë e ëma e Maries. “Vetëm 10 mijë lekë të reja të ardhura kam nga KEMP-i, nuk mund ta përballoj sëmundjen e vajzës as operacionin që na tha mjeku në Ohër. “Ju lutem shqiptarëve të më ndihmojnë, dhimbjet po me shtohen, nuk mund t’i përballoj dot këto dhimbje. Mendoni si për fëmijët tuaj, dua të jem si shoqet e mia. Dua të jem e lumtur në jetë mos ta kem këtë problem gjatë gjithë jetës. Këtë dua prej shqiptarëve”,- kjo është lutja e Marias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME