Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës
Një grup protestuesish janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, ku situata është tensionuar pas hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të Policisë.
Efektivët janë pozicionuar në perimetrin e institucionit për të garantuar sigurinë, ndërsa në përgjigje të sulmeve kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Prej tri ditësh, protestat janë shoqëruar me incidente, ku protestuesit kanë hedhur gurë, molotovë dhe sende të forta në drejtim të institucioneve, bankave dhe bizneseve private.
