Categories Lajme

Lajm i trishtë, ndërron jetë At Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

Një lajm i hidhur vjen sot nga SHBA për besimtarët ortodoksë, por edhe për komunitetin shqiptar atje.

At Arthur Liolin ka ndërruar jetë, njofton Mitropoia e Shenjtë e Korçës.

Fjeti në Zotin Atë Artur Liolin. Në datën 28 shtator 2023 fjeti në Zotin atë Artur Liolini, Kryekancelar Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë. Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Atë Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij.

Artur Evans Liolin lindi më 19 qershor 1943 në Nju Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin Princeton. Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë. Gjatë shërbimit të tij atë Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit orthodhoks shqiptar.

Atë Arturi ka bërë disa vizita në Shqipëri, duke qenë dashamirës i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ka mbështetur veprën e ringritjes së saj nga gërmadhat e regjimit ateist. Në vitin 2010 ai mirëpriti në Boston Kryepiskopin Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kryedioqezës Shqiptare.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes. Perëndia ta prehë në tendat e të drejtëve!” – thuhet në njoftim.

Por kush ishte At Liolini?

Artur Evans Liolin lindi më 19 qershor 1943 në Nju-Jork në një familje me origjinë korçare nga Boboshtica, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në ShBA.

At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, kishte edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë, si dhe mjaft studime për të : “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME