Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë 224 raste të reja me COVID, ku 128 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi. Ndërsa të vdekur janë 24 raste (49 dje) dhe të shëruar 440. Numri total i të infektuarve shkon në 238.499, i të shëruarve 182 mijë e 893 persona dhe numri i të vdekurve në 34.634 persona.
Në rajonin e Lombardisë, ku u kryen 7.825 tampona, pati 128 raste të reja dhe 13 vdekje. Svimez ngre alarmin për efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia në universitete, sipas tij ekziston rreziku i infektimit të 10 mijë studentëve, ku dy të tretat e tyre janë në Jug. OBSH thotë që personat e infektuar duhet ta ndalojnë izolimin pas 3 ditësh pa simptoma.
