Categories Lajme

Lajme nga Vlora dhe Saranda

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin: A. B., 31 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë në fshatin Armen, pasi gjatë drejtimit të automjetit Fiat, shtetasi A.B ka humbur kontrollit e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Pas kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatës. Materialet iu drejtuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vlorë/ Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim V. L., 41 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me anë të një vendimi në 2016 e ka dënuar 41 vjeçarin me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Delvinë Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim D. B., 31 vjeç, banues në Borsh, Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi në datën 08.07.2019 është shpallur në kërkim për kultivimin e disa bimëve narkotike në Delvinë. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtor në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME