Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasin: B. A., 59 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalim e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1.9 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Selenicë, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” shtetasin T.S., 64 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në fshatin Rexhepaj, pasi nga kontrolli përreth stanit të tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis sativa. Për këtë ngjarje Policia ka proceduar në gjendje të lirë për “Shpërdorim detyre” shtetasit; Ç.H – Inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë dhe D.Ll – Kryetar i fshatit Rexhepaj.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dh.M., 54 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Isa Boletini” pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.