Categories Lajme

10-vjeçari fiton betejën me tum orin, surpriza e veçantë për Ardenisin te Onkologjiku

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në facebook për nje 10 vjeçar nga Burreli, i cili ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit. Manastirliu ka vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e ekipit të mjekëve të cilët bënë të mundur ndërhyrjen delikate dhe trajtimin kompleks të 10 vjeçarit.

Postimi i ministres Manastirliu:Pas mundimit të gjatë për Ardenisin e vogël në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10 vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit. Kjo, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të dr. Arturit, dr. Orgesit dhe të gjithë ekipit fantastik të #neurokirurgjisë dhe #radioterapisë në #QSUT

Sot ishte një ditë e veçantë në shërbimin e radioterapisë, pasi stafi mjekësor i kishte përgatitur një surprizë për ditëlindje Ardenisit të vogël, që këtë 10 vjetor e festoi ndryshe, me lajmin e mirë të përfundimit me sukses të trajtimit kompleks në spitalin onkologjik në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME