Categories Lifestyle

Roli i Vitaminës D Për Rënien Në Peshë – Ushqimet Ku Mund Ta Gjeni

Njerëzit mbipeshë që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D. Gjetjet e një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut. Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës. Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrnave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D.

Mbipesha Dhe Vitamina D  Sipas të dhënave të studimit, meshkujt obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm. Nga ana tjetër, tek femrat mbipeshë, dhjamosja e mëlçisë është ajo që luan rol të fortë në uljen e nivelit të vitaminës D në organizëm.

Burimet e Vitaminës D Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit. Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D. Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë,  përfitojnë më shumë vitaminë D. Vitaminën D mund ta gjeni në këto ushqime siç janë:

Qumështi Drithërat Salmoni Peshku ton Skumbria Vaji  i papërpunuar i peshkut Vaji i mëlçisë së Merlucit

Ngrënia e këtyre ushqimeve, shkakton një sërë reagimesh pozitive në mëlçi dhe veshka. Këto organe e transformojnë vitaminën D në formën e përshtatshme për organizmin.

Sa Vitaminë D Duhet Të Marrë Një I Rritur? Sipas informacioneve të AgroWeb.org, në përgjithësi, të rriturit duhet të konsumojnë 600 njësi të vitaminës D në ditë, pra rreth 15 mikrogramë. Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojnë 800 njësi të kësaj vitamine në ditë, pra rreth 20 mikrogramë.

Pasojat e Tjera Të Mungesës Së Vitaminës D  Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura tek fëmijët dhe të rriturit. Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe shkakton dhimbje të gjymtyrëve. Pamjaftueshmëria e vitaminës D mund të kontribuojë edhe në shfaqjen e osteoporozës. Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme. Shkencëtarët thonë se mungesa e kësaj vitamine nuk i shkakton këto sëmundje por është një nxitës biologjik për disa procese inflamatore të lidhura me sëmundjet./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME