Categories Lajme

110 persona të dyshuar në përgjim/ Efektivi i operacionales që shoqëroi Ervis Martinaj ‘kyç’ gojën

Gjykata e Kurbinit i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Jeton Lamit, 28 vjeç, agjent pranë forcës operacionale, i arrestuar dje për ‘shpërdorim detyre” pasi shoqëroi dhe përkrahu të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Prokuroria pretendon se Jeton Lami nuk e ka përmbushur detyrën, por në shkelje të saj ka transportuar Ervis Martinajn.

“Balkan Web” raporton se Jeton Lami në seancën e sotme gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime dhe ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Avokatët kanë kërkuar lirimin e tij.

Nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ka rezultuar se Lami ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn teksa ndodhej edhe një vajzë me ta.

Ndërkohë Ervis Martinaj ka humbur kontaktet prej më shumë se dy javë më parë.

Prokuroria e Kurbinit u vu në lëvizje pas kallëzimit të xhaxhait të Ervis Martinajt, Faikut i cili denoncoi humbjen e kontakteve me të. Të gjitha përplasjet e tij me persona të ndryshme po hetohen nga policia e Prokuroria.

Mësohet se janë të paktën 110 persona të dyshuar në përgjim. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa hotele e objekte. Në vetëm dy kamera sigurie shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME