Categories Lajme

12 mijë € me premtimin për ekstradimin e një të dënuari, avokati Shehu kërkon lirinë

Avokati Lavdosh Shehu, i cili u arrestua pak ditë më parë me urdhër të SPAK, i akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm te funksionarët”, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Bëhet me dije se ai nëpërmjet avokatit ka depozituar ankimimin, duke kërkuar që masa “arrest me burg” të ndryshojë kundrejt garancisë pasurore.

Avokati është shprehur se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale, pasi a proceduar komfor të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni , i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Sipas avokatit ai nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar i Ministrisë së Drejtësë. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK rezulton se Shehu i ka marrë familjarëve të Fatos Hysenit 5 mijë euro nën premtimin se do e transferonin atë nga Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin, pasi sipas tij ai kishte aftësinë për të korruptuar funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë. Shehu i kishte kërkuar atyre 12 mijë euro ku shumën prej 5 mijë eurosh e kishte marrë, ndërsa pjesën tjetër do e merrte kur të përfundonte puna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME