Categories Lajme

Mërgimtari që dyshohet se kërcënoi Kurtin: Bëra shaka, thash 100 minj, jo 100 mijë

“100 mi kush vret Albin Kurti!!”, kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook Kujtim Kurti nga Prizreni. Shkrimin, Kurti e kishte bërë të dielën e 24 tetorit, por që pas dy ore, postimi është fshirë, pas raportimeve. “E kam postuar në ora 13 ditë e diele dhe dikush më ka raportuar dhe pas dy ore facebook e ka larguar këtë postim dhe më ka bllokuar profilin për 30 ditë”, ka rrëfyer Kujtim Kurti për Albanian Post.

Katër ditë pas “kërcënimit”, shteti u vu në lëvizje. Në mbrëmjen e së mërkurës së 27 tetorit, Policia e Kosovës rrethoi shtëpinë e Kryeministrit Albin Kurti në lagjen Taslixhe në Prishtinë. Kurti që edhe mbiemrin e ka të njëjtë me të Kryeministrit, është me prejardhje nga Prizreni, por deklarohet se nuk jeton atje. “Unë jetoj dhe punoj në Gjermani”, ka treguar Kurti.

Një ditë më parë, të martën, Kurti është kontaktuar nga policia hetuese e Kosovës për të deklaruar rreth këtij kërcënimi. “Dje gjatë bisedës me hetuesin anti terror F.Sh. kam treguar se nuk mund të vijë sot në intervistë në polici, apo drejtorin anti terror DKT”, ka thënë më tej Kujtim Kurti, për Albanian Post.

Ai nuk ka treguar se si janë marrë vesh me organet e rendit për të përfunduar procedurat e intervistimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij rasti, por ka deklaruar se nuk pajtohet me këto akuza. “Nuk pajtohem me këtë akuzë nga policia sepse unë kam bë hajgare, dhe në postimin tim shkruan “100 mi”, dmth “minj që lëvizin” dhe “jo pare apo lekë”, por që policia e ka marrë si kërcënim, atëherë është problemi i tyre”, ka deklaruar Kurti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME