Categories Lajme

12 vjeçarja shqiptare nën “kthetrat” e grekut, ja si ai ua “shiste” klientëve të moshuar me pretendimin se donte ta ndihmonte

Një 12-vjeçare shqiptare e cila jetonte në Sepolia, Greqi, ra pre e përdhunimit të disa të moshuarve. Detaje të tjera tronditëse kanë dalë lidhur me këtë çështje. Adoleshentja shqiptare është përdorur nga shtetasi grek Elias Michos, i cili e shiste me pretendimin se ai po e ndihmonte atë pasi ishte jetime dhe nuk kishte të ardhura.

Duke u nisur nga rasti i përdhunimit të minorenes shqiptare autoritetet greke kanë nisur një hetim më të detajuar mbi ngjarjen, pasi mendohet se klientët e Elias Michos të cilët ishin të moshave 60-65 vjeç mund të kenë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë.

Sipas autoriteteve duke qenë se në rastin e 12-vjeçares shqiptare përdhunuesit janë të moshave të vjetra ata mund ta kenë “ushtruar” perversitetin e tyre edhe më parë dhe mund të ketë edhe viktima të tjera të cilat nuk dihen.

Mediat greke kanë shkruar se nga hetimet e para dhe gjatë inspektimit të telefonit të Elias Michos, ku ky i fundit e tregonte të miturën si një vajzë jetime të moshës 16 vjeç dhe u kërkonte para në shkëmbim të marrëdhënieve sekuale, me pretendimin se po e ndihmonte të rimëkëmbej.

“Vajza është nga Shqipëria, është jetime, nuk ka prindër. Unë jam i interesuar për të ardhmen e saj, është 16 vjeç, dua ta ndihmoj për të ardhmen e saj, që të ngrihet në këmbë”, mësohet se ka thënë ndër të tjera tutori i adoleshentes, ndërkohë nëna e vajzës ndodhet në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME