Categories Lajme

137 kg kokainë nga Ekuadori/ Dënohet me 8 vjet e 8 muaj burg Gentian Malindi

Gjykata e Posaçme dënon me 8 vjet e 8 muaj burg Gentian Malindin. Ai u fajësua për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, për trafikimin e  137 kg kokaine nga Ekuadori, që u zëvendësua me oriz në portin e Pireut.

Sipas gazetares së Klan News Glidona Daci, në total ai është dënuar me 13 vite burg po për shkak të gjykimit të shkurtuar ai ka marrë 8 vite e 8 muaj heqje lirie.

Kujtojmë se për SPAK, Malindi është një nga njerëzit kryesor në pritjen e 137 kilogramëve kokainë, e cila ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, në Shtator të 2019-s.

Për këtë rast trafiku, janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorë të Malindit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, me 18 vjet burgim.

Lënda narkotike, e cila ishte identifikuar nga autoritetet e huaja në portin e Pireut në Greqi u zëvendësua me oriz dhe iu vendos GPS.

Sasia e lëndës narkotike u tërhoq nga Malindi dhe dy të dënuarit e tjerë nga Porti i Durrësit. SPAK në dosjen e tij ka si provë ndaj tij ka edhe një sërë përgjimesh ku ai shqetësohet për mbërritjen e kontejnerit ku ndodhet kokaina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME