Categories Lajme

Nisin lëvizjet në SPAK, ‘shpërblehet’ Adnan Xholin dhe e emërohet emer i ri ne radhet e drejtuesve (DETAJET)

Me zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Strukturës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ky institucion është përfshirë nga ndryshimet e reja në nivele drejtuese. Ish-kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi do të drejtori departamentin e hetimit të krimit të organizuar në SPAK.

Ai zëvendëson në këtë detyrë kolegun dhe shefin e tij të ri, Altin Dumani. Një tjetër zëvendësim është ndërmarrë dhe për ish-drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja. Ky i fundit do të kryesojë sektorin e marrëdhënieve të SPAK-ut me prokuroritë e huaja dhe hetimet e përbashkëta.

Ai zëvendëson në këtë pozicion prokurorin Ened Nakuçi. Një enigmë e pazgjidhur mbetet se cili do të jetë nr.2 i SPAK-ut. Procesi për zgjedhjen e tij do të bëhet me votë ku kandidatë janë automatikisht prokurorët që drejtojnë 3 sektorë në SPAK. Ajo çfarë bie në sy është fakti se ish-kandidati tjetër për postin e shefit të SPAK-ut, Edvin Kondili nuk i është besuar detyrë e re në organin e specializuar për hetimet ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arsyeja duket se lidhet me zërat që u përfolën se Kondili ishte i preferuari i kryeministrit Edi Rama për t’u vendosur në majën e SPAK-ut. Nga ana tjetër, prokurori Xholi vlerësohet si njeri i besuar dhe pëlqyer nga ambasada amerikane, ndaj shefi i tij e ka shpërblyer me drejtimin e hetimit të krimit të organizuar.

Dumani: Luftë agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli

Në 19 dhjetor të vitit të kaluar, 3 ditë pasi u zgjodh në krye të SPAK, Altin Dumani premtoi se institucioni i hetimeve dhe akuzës që do të drejtojë për 3 vitet e ardhshme do të kalojë në fazën e dytë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në prezantimin e tij për mediat, shefi i ri i SPAK-ut premtoi se nuk do të kursehen asnjë zyrtar shteti i korruptuar dhe elementë kriminalë.

“Pavarësisht vështirësive secili prej nesh ka pasur rezultatet e tij, ndaj ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin dhe sakrificave. Prokuroria e Posaçme do kalojë në një fazë tjetër, luftë më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori me 17 prokurorë, kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite pune. Ju nxis që të gjithë së bashku të demonstrojmë që jem të aftë kundër çdo shkelës ligji”, u shpreh Dumani në dhjetor të vitit të kaluar.

Rama dhe Kim bënë “çorap” SPAK, Dumani u zgjodh kundër Kondilit të kryeministrit
Altin Dumani u zgjodh pas shumë debateve dhe përplasjeve në heshtje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në 16 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha mandatin për të pasuar Arben Krajën në krye të SPAK për 3 vite e ardhshme. Dumani mori 5 vota, Kondili 4 dhe Xholi 1. Ajo çfarë befasoi opinionin publik ishte ardhja e Kim në momentin kur kandidati Edvin Kondili po prezantonte programin e tij nëse do të zgjidhej në krye të SPAK. Kjo gjë u interpretua si ndërhyrje e pastër skandaloze e ambasadores nëçështjen e brendshme të vendit dhe për më tepër në drejtësi.

Por, Kim e konsideroi ndryshe si përpjekje për të vëzhguar me përparësi ecurinë e instalimit të Reformës në Drejtësi. Dy ditë para zgjedhjes së Dumanit, Yuri Kim dhe Edi Rama u sinkronizuan me njëri-tjetrin në deklaratat për shtyp duke thënë se kryetari i SPAK nuk zgjidhet as nga qeveria dhe as nga ambasada.

Megjithatë, caktimi i Altin Dumanit si shef i ri i organit të krijuar në 2016 nga Reforma në Drejtësi, u pa si tolerim i Ramës ndaj ambasadores amerikane, duke rigjetur gjuhën e përbashkët pas përplasjeve të vazhdueshme kur qeveria shqiptare kërkoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e diplomates amerikane në Tiranë pasi i përfundon mandati.

Kim “urdhëron” Dumanin: Të luftohet korrupsioni në politikë

Interesi i madh i ambasadores Kim për SPAK-un u tregua dhe në fillim të këtij viti. Ajo u takua me Altin Dumanin dhe i kërkoi që të shtohen hetimet ndaj politikanëve të korruptuar. Ajo theksoi se ka ardhur koha që asnjë politikan në Shqipëri të dalë mbi ligjin.

“Për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore.

Askush nuk është mbi ligjin”, njoftoi ambasada e SHBA në Tiranë për takimin Kim-Dumani në 5 janar të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME