Një 14 vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm tek Liqeni I Farkës.
Trupi i të miturit u gjet rreth 06:35. “Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqen” informon policia. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Categories
Lajme