Categories Lajme

“Nuk mundëm të të shpëtonim” kolegët përloten në lamtumirën për doktoreshën

Është e vështirë ti japësh lamtumirën doktoresh Zylit. Për 50 vite nuk kurseu asnjë moment që të ishte pranë pacientëve por dhe kolegëve të saj në spitalin e Shkodrës. Edhe në këtë  kohë pandemie, doktoresh Zyli, siç e njohin të gjithë në Shkodër, (Zyliha Kraja) nuk pranoi të qëndronte në shtëpi edhe pse kishte dalë në pension. Çdo ditë shkonte në spital për ti ardhur në ndihmë pacientëve të saj.

Sot në mëngjes, kolegët përcollin një mesazh ngushëllimi për familjen e doktoreshës humane me zemër të madhe të palodhur, fjalë pak dhe besnike të këtij profesion aq të bukur por dhe të vështirë Për ta është një humbje e madhe “Doktoresh Zyli nuk e mendoja kurrë që të më lije këtë barrë për të folur në këtë ceremoni mortore. Mendoja e besoja teksa të shtrëngoja dorën siç bëja këto ditë të shtrimit në spital dhe të të thoja ia hodhe mikja ime” lexoi mesazhin kirurgu Shpetim Ymeri.

Janë të pikëllur. “Nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve maksimale për rreth një muaj.”  Doktoresh Zyliha Kraja i kushtoi 50 vite jetë në shërbimin e kirurgjisë dhe ishte e para kirurge femër në Shkodër. Zemra e doktoreshes ndali dje pasi nuk mundi të fitonte betejën me Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME