Categories Lajme

19 Persona të larguar nga jeta në 8 ditë në Shqipëri

Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të epidemisë Covid-19. Dy zonja nga Tirana, njëra 67 vjeçare dhe tjetra 73 vjeçare, humbën jetën në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit. Bashkë me to shkoi në 74 numri i të vdekurve nga Covid-19, qysh nga fillimi i muajit mars. 8 ditët e fundit, në kohën mes dy fundjavave, kanë vdekur 19 persona prej koronavirusit, pra 2-3 perona në ditë; mes tyre ishte edhe një mjek i njohur.Në Spitalin Infektiv mbahen të shtruar 88 pacientë, 9 nga të cilët janë në terapi intensive.

Këtë fundjavë u zbuluan edhe 67 qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve aktivë shkoi në mbi një mijë e 100 persona. Ata gjenden shumica në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë dhe Kurbin. Shpërndarja e rasteve përfshin edhe Krujën, Kukësin, Fierin, Lezhën, Lushnjen dhe Kamzën.

Nga fillimi i epidemisë Shqipëria ka shënuar mbi 2 mijë 800 raste me Covid, të cilat i ka zbuluar me mbi 28 mijë testime gjithsej. Mjekët po u bëjnë thirrje banorëve që të përdorin maska dhe masa të tjera mbrojtëse, por shumica e njerëzve po tregohen të pakujdesshëm.

Një pjesë e madhe i janë kthyer punës pas 3 muajve karantinë, ndërsa pjesa tjetër kanë nisur pushimet vjetore dhe udhëtimet turistike në këtë stinë të nxehtë. Vdekjet dhe infektimet e javës së fundit vërtetuan se temperaturat e larta të motit nuk pakësuan përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME