Categories Politike

Lulzim Basha: Qeveria është dorëzuar, situata jo e lehtë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Pogradeci kritikoi keqmenaxhimin e situatës me Covid, pasi sipas tij qeveria është dorëzuar.  Ai bëri thirrje që qytetarët të marrin masa përmes distancimit, përmes maskave në vende të mbyllura, dhe përmes higjienës.

“Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë. E rëndë është edhe sittuata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës.

Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh.

Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME