Categories Lajme

19-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi, hetuesi: Dikush fshiu të dhënat nga celulari

GREQI- Detaje të reja  janë zbuluar nga mediat greke në lidhje me zhdukjen e një 19-vjeçareje, me origjinë shqiptare në Greqi, të quajtur, Artemis Vassil.

Në një emision televiziv Dritë në fund të tunelit, është zbuluar se dikush ka fshirë disa të dhëna nga celulari i vajzës duke u munduar të fshihte të vërtetën. Vassilis Georgopoulos, një agjent privat i Kriminalistikës Elektronike, hetoi për të zbuluar vendndodhjen e saktë të celularit të vajzës, por ka mësuar se dikush kishte fshirë të dhënat.

“Familja, me iniciativën e saj, më autorizoi të hetoj dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemis, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj më të fundit elektronike. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj . Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj , duke fshirë të dhëna nga telefoni i saj celular që ishin gjithashtu të dobishme për kërkimin,” tha hetuesi privat.

I pyetur nëse të dhënat mund të rikuperohen, Vassilis Georgopoulos u përgjigj: “Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoriteti kompetent i policisë, sepse kanë kaluar pesë muaj që nga zhdukja dhe në gjashtë prej këtyre dosjeve po fshihen.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME