Policia Kufitare në Vlorë ka shpëtuar dy shtetas të huaj në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasit rreth 30 vjeç kanë qenë me kanoe, ndërsa deti ka bërë dallgë të forta duke bërë që dy turistët e huaj të rrezikoniin jetën. Menjëherë është njoftuar policia kufitare e Vlorës, e cila ka shkuar në ndihmë të tyre.